foto nga Xinhua
Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi bisedime në Pekin me presidentin e Nigerisë Bola Tinubu, që ndodhet në Kinë për një vizitë shtetërore dhe për të marrë pjesë në Samitin e Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë (FOCAC) të vitit 2024. Të dy krerët e shtetit shpallën ngritjen e marrëdhënieve Kinë-Nigeri në nivelin e partneritetit të gjithanshëm strategjik.
Ndër të tjera, Xi theksoi gjatë bisedimeve se vitet e fundit, Kina dhe Nigeria kanë zbatuar një numër të madh projektesh bashkëpunimi shembullore e strategjike. Kina po nxit më tej thellimin gjithëpërfshirës të reformës dhe modernizimin e stilit kinez, gjë që do të krijojë më shumë mundësi për zhvillimin e marrdhënieve kino-nigeriane. Ai theksoi që të dyja vendet duhet të bashkëpunojnë me cilësi të lartë, që të realizojnë modernizimin e tyre përkatës dhe të nxitin zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve kino-nigeriane.
Xi u shpreh më tej se të dyja palët duhet të shtojnë besimin reciprok strategjik, t'i trajtojnë e t'i zhvillojnë marrëdhëniet mes tyre nga lartësia strategjike e këndvështrimi largpamës dhe të mbështesin njëra-tjetrën në mënyrë të vendosur në çështjet me interes thelbësor dhe preokupim kryesor për to. Pala kineze është e gatshme të shtojë bashkërendimin shumëpalësh me palën nigeriane, që të mbrojnë bashkërisht interesat e vendeve në zhvillim.
Xi vuri në dukje se FOCAC-ja është jo vetëm një mekanizëm efikas për nxitjen e bashkëpunimit pragmatik ndërmjet Kinës e Afrikës, por edhe një flamur i bashkëpunimit Jug-Jug. Pala kineze dëshiron që, duke shfrytëzuar rastin e këtij samiti, të përgjithësojë përvojën historike të miqësisë Kinë-Afrikë dhe të nxitë ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të nivelit të lartë Kinë-Afrikë, për t'i dhënë forcë të re shtytëse zhvillimit të marrëdhënieve kino-afrikane në epokën e re.
foto nga Xinhua
Nga ana e tij, Bola Tinubu tha se Kina ka arritur suksese të mëdha në Refomën e Hapjen, ndërsa edhe Nigeria po zbaton reformën e hapjen. Sipas tij, thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimi i partneritetit të gjithanshëm strategjik me Kinën ka rëndësi shumë të madhe për Nigerinë. Ai shprehu shpresën që Nigeria do të bëhet partnerja më e madhe e Kinës në Afrikë në fushën e tregtisë e të investimeve dhe mirëpriti sa më shumë ndërmarrje kineze të investojnë në vendin e tij, veçanërisht në fushat e bujqësisë, manifakturës, minierave, intrastrukturës etj., për t'i ndihmuar Nigerinë dhe Afrikën Perëndimore në drejtim të modernizimit e të shkëputjes nga varfëria. Për këtë, pala nigeriane është e gatshme të ofrojë kushte të mira e të sigurta.
Ai tha se Nigeria ndjek me vendosmëri politikën e "një Kine" dhe dëshiron të vazhdojë përkrahjes e ndërsjellë me Kinën në çështjet që kanë të bëjnë me interesat thelbësore të secilës palë.
Pas bisedimeve, të dy presidentët ishin të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të dokumenteve të bashkëpunimit dypalësh lidhur me ndërtimin e përbashkët të "Një brez, një rrugë", zbatimin e Nismës së Zhvillimit Global, zhvillimin ekonomik, aplikimin e sistemit të navigimit satelitor "Beidou", eksportin e kikirikëve në Kinë, bashkëpunimin mediatik etj. (Wang Lei/ Artan)