Banka e Shqiperise (Foto Atsh)
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit përsëri në muajin gusht me 1 pikë dhe qëndron rreth 12 pikë përqindje mbi mesataren historike, shkruan “ATSH”.
Përmirësimi u ndikua kryesisht nga rritja e besimit në sektorët e tregtisë, industrisë dhe të ndërtimit dhe në një masë më të vogël ndikoi edhe rritja e besimit konsumator.
Foto nga VCG
Nga ana tjetër, besimi në sektorin e shërbimeve dha kontribut negativ.
Treguesi i besimit të industrisë regjistroi rritje me 3.4 pikë përqindje në muajin gusht, duke qëndruar rreth 11 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja u ndikua kryesisht nga vlerësimet më optimiste të bizneseve për nivelin e porosive të reja dhe për prodhimin industrial aktual.
Foto nga VCG
Ndërkohë, bizneset presin që prodhimi industrial dhe punësimi në të ardhmen të kenë një rënie të lehtë. Pritjet për çmimet në të ardhmen u rritën në krahasim me muajin e kaluar. (Fatosi)