Kryeministri Rama merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni
2024-09-03 12:47:04

Foto nga RTSH

Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në Slloveni për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, njofton “RTSH”.

Kryeministri Rama do të jetë në panelin e nivelit të lartë “Një botë e realiteteve paralele”, bashkë me homologun slloven Robert Golob, atë kroat Andrej Plenkovic dhe atë serb Milos Vuçeviç.

Forumi Strategjik i Bledit, që mbahet në qytetin piktoresk, rreth 60 km larg kryeqytetit Ljubjanë, synon të sjellë në tryeza për diskutim çështje të sigurisë, pasigurive, klimës, shëndetit global, varfërisë, pabarazisë etj. (Fatosi)