OBSH: Vaksina më e mirë për fëmijët në Gaza është paqja
2024-09-03 11:40:06

Femije ne Gaza (Foto Atsh)

Femije ne Gaza (Foto Atsh)

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se vaksina më e mirë për fëmijët në Gaza është paqja, shkruan “ATSH”.

“Fëmijët në Gaza po marrin vaksinat shumë të nevojshme kundër polimielitit. Në fund të fundit, vaksina më e mirë për ta është paqja”,- shkroi Ghebreyesus në një postim në “X”.

Vaksinimi (Foto Rtsh)

Vaksinimi (Foto Rtsh)

Fushata e vaksinimit ndaj poliomielitit, që mbulon mbi se 640 mijë fëmijë nën moshën 10-vjeçare në Rripin e Gazës, është nisur në bashkëpunim me OBSH-në, Ministrinë palestineze të Shëndetësisë, Fondin e OKB-së për Fëmijët dhe Agjencinë e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA).

Më 16 gusht, Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi zbulimin e rastit të parë të poliomielitit në Rripin e Gazës. (Fatosi)

Foto nga VCG

Foto nga VCG