foto nga CFP
Kina dhe ShBA-ja do të zhvillojnë takimin e dytë të Grupit të Punës mbi Forcimin e Veprimit Klimatik në Vitet '2020, u bë e ditur prej Ministrisë së Ekologjisë dhe Mjedisit të Kinës të martën.
Këshilltari i Lartë i Presidentit për Politikën Ndërkombëtare të Klimës i ShBA-së John Podesta do të vizitojë Kinën nga 4 deri në 6 shtator dhe do të bashkëkryesojë takimin me të dërguarin e posaçëm të Kinës për ndryshimin klimatik Liu Zhenmin.
Të dy palët pritet të kenë diskutime të thella mbi bashkëpunimin praktik brenda kuadrit të grupit të punës, veprimet e politikave klimatike të brendshme nga të dy vendet dhe përpjekjet shumëpalëshe për të trajtuar ndryshimin e klimës.
Kina dhe Shtetet e Bashkuara e krijuan Grupin e Punës mbi Forcimin e Veprimit Klimatik në Vitet '2020 në janar të vitit 2024, me synimin për të zbatuar konsensusin e arritur ndërmjet dy krerëve të shtetit në takimin e tyre në San-Francisko dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet Kinës e Shteteve të Bashkuara në përgjigje të ndryshimeve klimatike.