Raporti shtetëror zbulon shkakun e aksidentit ajror ku vdiq presidenti i Iranit
2024-09-03 13:01:39
Foto nga Xinhua
Një hetim zyrtar për rrëzimin e helikopterit në maj, ku mbeti i vrarë presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe shtatë persona të tjerë, zbuloi se aksidenti ishte shkaktuar nga kushtet klimaterike dhe atmosferike, njoftoi media vendase, citon “RTSH”.
Raporti përmendi gjithashtu shfaqjen e papritur të një mase të trashë mjegulle të dendur që ngrihej lart ndërsa helikopteri u përplas me malin.
Sipas raportit, nuk ka pasur shenja sabotimi në pjesë dhe sisteme.
Presidenti Raisi vdiq së bashku me shtatë zyrtarë të tjerë, përfshirë ministrin e Jashtëm Hossein Amirabdollahian, kur helikopteri me të cilin po udhëtonin ishte në një zonë të largët malore në Iranin veriperëndimor. (Fatosi)
Lajmet Kryesore