Rumania miraton projektligjin për t’i dhënë Ukrainës sistemin e mbrojtjes “Patriot”
2024-09-03 11:34:13

Raketa (Foto Panorama)

Raketa (Foto Panorama)

Qeveria rumune miratoi projektligjin për t’i dhënë Ukrainës sistemin e mbrojtjes ajrore “Patriot” dhe e ka dërguar atë në Parlament për votën finale, shkruan “Panorama”.

Rumania, anëtare e NATO-s që nga viti 2004, ndan 650 kilometra kufi me Ukrainën, prej nga edhe i kanë rënë mbeturinat të dronëve të rrëzuar rusë në territor, gjatë sulmeve ruse të porteve ukrainase në lumin Danub.

Bukureshti zyrtar bëri të ditur në qershor se do t’i dhuronte dy sisteme “Patriot” Ukrainës, me kusht që aleatët do ta zëvendësonin atë me sistem të ngjashëm të mbrojtjes ajrore.

Kjo është pjesë e një dërgese të pesë sistemeve të tilla dhe njësive të tjera strategjike të mbrojtjes ajrore të premtuara nga shtetet e NATO-s për Ukrainën. (Irma)