Doganat: Mbi 4.5 milionë persona hynë në pikat kufitare nga qershori në gusht
2024-09-03 15:59:31

Gazheli (Foto Atsh)

Gazheli (Foto Atsh)

Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një vizitë në degën doganore të Morinës.

Gjatë takimit me punonjësit e kësaj dege, ai vlerësoi përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në përballimin e fluksit të udhëtarëve, që këtë sezon turistik ka arritur kulmin me mbi 4.5 milionë qytetarë dhe afro 1.4 milionë mjete që kanë kaluar kufirin nga muaji qershor deri në fund të gushtit, shkruan “ATSH”.

Gazheli kërkoi përgjegjshmëri, vëmendje të shtuar dhe etikë profesionale nga çdo punonjës i administratës doganore në përballje me qytetarët dhe angazhimim maksimal gjatë muajve në vijim, ku pritet të vijojë fluksi i udhëtarëve. (Irma)