Grevë e përgjithshme në Izrael për një marrëveshje për lirimin e pengjeve
2024-09-03 11:29:16
Foto nga VCG
Dhjetëra protestues bllokuan një rrugë në Tel Aviv, që përkon me grevën e përgjithshme në vend, duke kërkuar nga qeveria të arrijë një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza, mes zemërimit të gjerë publik mbi trajtimin e luftës nga qeveria.
“Histadrut”, një nga sindikatat më të fuqishme në vend, njoftoi një grevë njëditore deri mëngjesin e të martës.
Zyrat qeveritare dhe bashkiake do të qëndrojnë të mbyllura. Po ashtu edhe shkollat dhe shumë biznese private.
Aeroporti ndërkombëtar “Ben Gurion” gjithashtu do të mbetet i mbyllur për një periudhë të pacaktuar. (Fatosi)
Lajmet Kryesore