Zjarret në Shqipëri, shuhen 31 vatra në 24 orë
2024-09-03 10:55:59

Foto Ministria e Mbrojtjes

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile njoftoi se në 24 orë në Shqipëri janë raportuar 36 vatra zjarri.

Nga këto janë shuar 31 vatra zjarri, ndërsa 5 të tjera janë ende aktive.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se vatrat e zjarrit ishin shtrirë gati në të gjithë vendin.

Forcat operacionale janë në gatishmëri dhe po mbajnë në monitorim vatrat e zjarrit.

Autoritetet po vazhdojnë t’i bëjnë thirrje popullatës për kujdes, pasi temperaturat janë ende të larta. (Fatosi)