foto nga Xinhua
Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të martën me homologun e tij mauritanian Mohamed Ould Cheikh Ghazouani, që ka ardhur në Kinë për të marrë pjesë në Samitin e Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë (FOCAC) 2024. Të dy krerët e shtetit shpallën ngritjen e nivelit të marrëdhënieve Kinë-Mauritani në partneritet strategjik.
Xi theksoi në takim se Kina dhe Mauritania janë vende miq e vëllezër që e ndihmojnë njëri-tjetrin. Kina vlerëson mbështetjen e vendosur që i ka dhënë Mauritania në çështjet që kanë të bëjnë me interesat e saj thelbësore dhe do ta përkrahë si kurdoherë Mauritaninë në ndjekjen e rrugës së zhvillimit që përputhet me gjendjen e vet kombëtare. Pala kineze është e gatshme që të nxitë bashkë me palën mauritaniane bashkëpunimin në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë" dhe t'i bëjë marrëdhëniet kino-mauritaniane shembull të shkëmbimeve miqësore e të bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta ndërmjet vendeve të ndryshme.
foto nga Xinhua
Ghazouani tha nga ana e tij se miqësia Mauritani-Kinë është e konsoliduar dhe e thellë dhe Mauritania është thellësisht krenare për marrëdhëniet miqësore me Kinën. Pala mauritaniane ka respektuar me vendosmëri parimin e "një Kine" dhe kundërshton çdo veprim e fjalë që shkel këtë parim. Përballë sfidave e rreziqeve të shumta në botën e sotme, thellimi i bashkëpunimit me Kinën është shpresa e realizimit të zhvillimit të vazhdueshëm të shumë vendeve, përfshirë Mauritaninë.
Presidenti mauritanian theksoi më tej se nisma "Një brez, një rrugë", si edhe Nisma e Zhvillimit Global, Nisma e Sigurisë Globale dhe Nisma e Qytetërimit Global, u kanë ofruar projekt vendeve të ndryshme realizimin e sigurisë dhe zhvillimit të përbashkët. Pala mauritaniane mirëpret thellimin e bashkërendimit me palën kineze, që të nxitë suksesin e këtij samiti, si edhe paqen e zhvillimin e Afrikës e të botës. (Wang Lei/ Artan)