Ukraina ndërmerr breshëri sulmesh me drone në rajonet ruse
2024-09-02 14:18:25
Foto nga VCG
Ukraina ka nisur një breshëri sulmesh me drone kundër rajoneve të ndryshme të Rusisë, përfshirë kryeqytetin Moskë, njoftuan burime zyrtare ruse, shkruan “Panorama”.
Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi dronët, pa raportime për viktima.
Javën e kaluar, ushtria ruse kishte penguar një tentativë pushtimi nga ushtria ukrainase në Bryansk, ndërsa rajoni fqinj Kursk u përball me një sulm të befasishëm nga forcat ukrainase që kaluan kufirin më 6 gusht.
Prej një muaji Rusia është përballur me një inkursion nga forcat ukrainase në rajonin e Kurskut, ndërsa trupat ruse vazhdojnë avancimin e tyre në frontin lindor të Ukrainës. (Fatosi)
Lajmet Kryesore