Sondazhi i CGTN: Vlerësime të larta të sinqerta për konceptin e bashkëpunimit Kinë-Afrikë
2024-09-02 16:10:45

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina është vendi më i madh në zhvillim, kurse Afrika është kontinenti me më shumë vende në zhvillim. Historia e kërkesave të përbashkëta për zhvillim, e kanë bërë Kinën dhe Afrikën miq, partnerë dhe vëllezër të mirë. 

CGTN, pranë Grupit Mediatik të Kinës, në bashkëpunim me universitetin Renmin, dhe Institutin e Komunikimit Ndërkombëtar të Epokës së Re, kryen një sondazh me popujt afrikanë. 

90.4% e të anketuarve në sondazh, mendojnë se praktika dhe koncepti i bashkëpunimit Kinë-Afrikë, ka krijuar një shembull në çështjet ndërkombëtare për vendet në zhvillim, si edhe ka ofruar një projekt të rëndësishëm për reformat e sistemit të administrimit global.

Për miqtë afrikanë, Kina meriton fjalën kyçe “reale”. 

Kina, në mënyrë të vendosur, mbështet prej kohësh vendet afrikane në rrugën drejt modernizimit që përshtatet me situatën e tyre. Bashkëpunimi Kinë-Afrikë është bërë shembulli klasik për bashkëpunimin Jug-Jug dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për Afrikën. Në këtë sondazh, 81.7% e të anketuarëve mendojnë se Kina dhe populli kinez kanë mbështetur gjithmonë me respekt, me pasion dhe me zemër popujt afrikanë. 80.9% e të anketuarve vlerësojnë se Kina e ka konsideruar gjithmonë bashkëpunimin me vendet afrikane si një bazë të rëndësishme të politikave të jashtme. 86.3% e të anketuarve vlerësojnë lart konceptin e Kinës për bashkëpunimin me vendet afrikane, me realitet dhe sinqeritet, duke shpresuar që në epokën e re të formohet komuniteti me fate të përbashkëta Kinë-Afrikë.

Për bashkëpunimin me vendet afrikane, Kina mban fjalën kyçe “praktike”. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Që nga krijimi i Forumit mbi Bashkëpunimin Kinë-Afrikë (FOCAC), Kina ka ndërtuar më shumë se 13 mijë kilometra rrugë dhe linja hekurudhore në Afrikë, më shumë se 80 struktura energjetike në shkallë të gjerë, si edhe shumë projekte praktike bashkëpunimi në kornizën e nismës “Një brez, një rrugë”, duke favorizuar miqtë afrikanë. Në këtë sondazh, 88.9% e të anketuarve mendojnë se bashkëpunimi Kinë-Afrikë ka përmirësuar kushtet për zhvillimin ekonomiko - shoqëror të Afrikës, duke sjellë përfitime praktike për popujt afrikanë. 91.6% e të anketuarve mendojnë se bashkëpunimi Kinë-Afrikë ka përmirësuar infrastrukturën e vendeve afrikane. 74.6% e të anketuarëve mendojnë se niveli i jetesës së popujve afrikanë është rritur. Të anketuarit afrikanë presin që Kina dhe vendet afrikane të shtojnë më tej bashkëpunimet në të ardhmen. Sipas tyre, pesë fushat prioritare janë përkatësisht shkenca e teknologjia, ekonomia e tregtia, arsimi, mjekësia e bujqësia.

Për miqësinë Kinë-Afrikë, Kina mban fjalën kyçe “e afërt”. 

Lidhjet mes vendeve bazohen në miqësinë e afërt mes popujve. Baza dhe gjaku i marrëdhënieve Kinë-Afrikë varet nga populli. Zhvillimi i marrëdhënieve Kinë-Afrikë është për popujt. Në sondazhin e CGTN, 93.8% e të anketuarve mendojnë se miqësia Kinë-Afrikë ka një histori të gjatë. 89.6% e të anketuarve mendojnë se bashkëpunimi Kinë-Afrikë ka shtuar miqësinë dhe njohjen mes popujve. 89.2% e të anketuarve presin që të zhvillohen më shumë aktivitete kulturore kineze në Afrikë.

Për zgjidhjen e problemeve përgjatë bashkëpunimit, Kina mban fjalën kyçe “e sinqertë”. 

Në situatën aktuale ndërkombëtare, të ndërlikuar dhe të trazuar, Kina dhe Afrika përhapin së bashku multilaterizmin dhe kundërshtojnë proteksionizmin dhe unilaterizmin. Në sondazh, 78.2% e të anketuarve mendojnë se Kina përpiqet të lidhë ngushtë zhvillimin e vet me zhvillimin e Afrikës, duke integruar mundësitë e zhvillimit të Kinës me mundësitë e zhvillimit të Afrikës. 89.7% e të anketuarve përkrahin Kinën në mbështetjen e vazhdueshme të ndërsjelltë të vendeve afrikane mbi çështjet e mëdha me interesa thelbësore dhe në mbështetjen e qëndrimit të drejtë të vendeve afrikane në çështjet ndërkombëtare e rajonale, për të ruajtur interesat e përbashkëta të vendeve në zhvillim.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sondazhi u zhvillua mes 10.125 të anketuarve nga dhjetë vende afrikane, si Kameruni, Botswana, Egjipti, Etiopia, Gana, Kenia, Maroku, Nigeria, Afrika e Jugut dhe Tanzania. (Jiang Lei)