< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Mbetjet toksike, Balluku: Autoriteti portual i Durrësit nuk ka lidhje me këtë
2024-09-02 11:25:25

Kontejner (Foto Gazeta Koha jone)

Kontejner (Foto Gazeta Koha jone)

Vijojnë hetimet lidhur me  skandalin e eksporteve të mbetjeve te rrezikshme. Ndërkohë lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe qeveria. Zëvendëskyrministrja dhe njëkohësisht Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) në Shqipëri,Belinda Balluku hedh poshtë përfshirjen e Autoritetit Portual të Durrësit në këtë çështje dhe përgjegjësinë ia faturon koncensionarit evropian që operon në këtë port.

Balluku bëri thirrje që çështja të trajtohet me kujdes.

“Sigurisht është një pyetje e rëndësishme, por shumë delikate, e cila ka marrë përmasa ndërkombëtare në këto momente dhe unë do t’i bëja thirrje medias dhe gjithë opinionit publik që të tregohen shumë të kujdesshëm dhe të analizojnë këtë çështje, e cila përveç se është delikate është dhe një çështje që  do ta konsideroja shumë të komplikuar nga ana juridike dhe procedurale. Kështu që të gjithë analizat që kam dëgjuar deri më sot afektojnë imazhin e Shqipërisë dhe do të ishte e udhës të gjithë së bashku të prisnim vendimet që do të dalin nga të gjithë proceset që kanë nisur për sa i përket kësaj çështje të rëndësishme mjedisore, por nga ana tjetër është një çështje që afekton imazhin e Republikës së Shqipërisë. “

Sipas Zv.Kryeministres, Autoriteti Portual i Durrësit me koncensionarin që ka kryer këto transporte janë dy etnitete konkurrente.

“Do të ndalesha vetëm një moment sepse çështja tashmë ka marrë emrin Portit të Durrësit. Porti i Durrësit dhe çështja e mbetjeve të rrezikshme janë dy gjëra totalisht të ndryshme, sepse kam vënë re që përfshihen ministritë apo Autoriteti portual. Transporti apo regjimi i përkohshëm i transportit të mbetjeve të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë ka filluar në ’98. Ka një protokoll të mirëfilltë të vendosur për të cilin Ministria e Mjedisit dhe Turizmit ua ka bërë me dije të gjithë medieve apo entiteteve të tjera, të cilat kanë pasur interes për këtë çështje. Nuk është asgjë e re, ka edhe tranzitim ka edhe eksport të mbetjeve që janë të koduara në bazë të kodeve evropiane të transportit të këtyre mbetjeve. Ka qenë një procedurë normale deri ditën kur ka marrë këtë lloj përmasë mediatike, sigurisht nga anëtarët e konventës së Bazelit. Por ajo që është më e rëndësishme për t’u thënë se Autoriteti Portual s’ka asnjë lidhje me këtë proces, duke qenë se gjithë jeni në dijeni, pasi e kam parë se këtë pjesë të lajmit e keni të saktë, që janë procesuar nga koncesionarët evropianë që operojnë në portin e Durrësit.”

Belinda Balluku (Foto Lapsi.al)

Belinda Balluku (Foto Lapsi.al)

Investigimet lidhur me këtë skandal janë nisur nga institucione të ndryshme ligjzbatuese.

“Autoriteti portual i Durrësit me koncesionarin i cili ka kryer të gjithë këto transporte janë dy entitete konkurente, që ta keni këtë të qartë dhe të filloni dhe ta shikoni dhe më një sy tjetër. Megjithatë unë do të ndaja këtu informacionin për këtë çështje, pasi qeveria shqiptare të gjithë institucionet ligjzbatuese janë angazhuar që ditën e parë në bashkëpunim me OLAF-in, që është një nga institucionet evropiane për sa i përket investigimeve dhe me të cilët ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer.  Unë do të kërkoja, që secili prej jush t’i jepte kohën e duhur drejtësisë dhe më pas të flasim mbi analiza të sakta dhe të mos e ktheni një çështje kaq procedurale në një çështje kombëtare dhe ndërkombëtare, e cila nuk bën asgjë veçse godet Shqipërinë në periudhën e saj të sezonin turistik.”

Pavarësisht përsëritjes së pyetjes nga gazetaret, Balluku thekson se Porti i Durrësit është nën kontroll dhe këtë gjë e vërtetojnë kontrollet e ushtruara nga aktorët ndërkombëtarë.

“ Edhe një herë për ata që kanë bërë pyetjen, autoriteti portual nuk ka as tagër as përgjegjësi, dhe për më tepër as ekspertizë që të kontrollojë çdo kontenier se çfarë përmban. Në rastin e mbetjeve të rrezikshme ka kode të përcaktuara në BE të cilat janë në ministrinë e Mjedisit dhe mund ti verifikoni aplikohen në raste të tilla, kështu që në Portin e Durrësit që keni vendosur ta bëni pis është mirë që ta lini mënjanë sepse proceset në Portin e Durrësit janë procese transparente. Porti i Durrësit për shkallën e e tij të sigurisë është vlerësuar disa herë nga aktorët ndërkombëtarë dhe agjencitë ndërkombëtare ligjzbatuese partnere. Kështu që nuk besoj që mbetet tek syri, apo tek elementet e tjerë mediatikë, dhe politikë për të bërë pis Portin e Durrësit. Përqendrohuni nëse keni dëshirë që të përfshiheni në këtë histori entitete tregtare tek entiteti i cili është koncesionar në Portin e Durrësit dhe është koncesionari nga i cili kryen të gjitha transportet e mbetjeve të rrezikshme, kjo e vërtetuar nga dokumentet e doganës apo edhe në dokumentet e lejeve që janë kërkuar nga kompanitë e specializuara në këtë proces.”

Porti i Durrësit (Foto Bold News.al)

Porti i Durrësit (Foto Bold News.al)

Çeshtja sipas Ballukut duhet parë tek konçesionari.

“Për sa i përket Ministrisë së Infrastrukturës dhe Autoritetit Portual të Durrësit, pikërisht për atë koncesionar kemi pasur disa herë vërejtje, të cilat janë të verifikuara në akte administrative shumë qartë të shprehura.”

Dy anijet e ‘Maersk’ me mbetje toksike të prodhuara nga kompania ‘Kurum’ zbarkuan në portet e Singaporit më 18 dhe 24 Gusht dhe tashmë kanë marrë rrugën e kthimit për në Shqipëri. Mediat në Singapor citojnë autoritetet vendase, të cilat zbardhin itenerarin e plotë të anijeve me 102 kontejnerë dhe mbi 800 tonë mbetje toksike nga furrat e çelikut të KURUM dhe që tregtoheshin nga kompania ‘Sokolaj” drejt Tajlandës.

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree