Foto nga ATSH
inistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, deklaroi se për herë të parë në Shqipëri ekipi i Spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë ka realizuar me sukses kirurgjinë minimale invazive koronare MIDCAB, shkruan “ATSH”.
Ndërhyrjet kanë ndihmuar tre pacientë të rikurperojnë shëndetin e tyre.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja e konsideroi një hap suksesi për mjekësinë shqiptare dhe theksoi se kjo procedurë inovative kryhet vetëm në 30% të qendrave kardiokirurgjikale në mbarë botën.
Ministrja Koçiu vlerësoi ekipin e mjekëve shqiptarë të cilët kanë sjellë teknologjitë më të avancuara në Shqipëri dhe kanë ngritur standardet e kujdesit shëndetësor.
“Shqipëria tashmë renditet mes vendeve që ofrojnë këtë procedurë të avancuar kirurgjikale”,- u shpreh ministrja Koçiu. (Fatosi)