Dhjetëra tonë peshq të ngordhur mbuluan bregdetin në Volos të Greqisë
2024-09-02 15:39:49

Peshqit e ngordhur (Foto Rtsh)

Peshqit e ngordhur (Foto Rtsh)

Qyteti port i Volosit në qendër të Greqisë ka shpallur gjendjen e emergjencës pasi ujërat detare pranë portit dhe ato të lumenjve janë mbushur me dhjetëra tonë peshq të ngordhur, shkruan “RTSH”.

Ekspertët thonë se kjo situatë mund të jetë shkaktuar nga reshjet historike të vitit të shkuar të cilat përmbytën veriun e rrafshnaltës të Thesalisë.

Peshqit e ngordhur (Foto Rtsh)

Peshqit e ngordhur (Foto Rtsh)

Ujërat mbushën në nivele ekstreme një liqen në atë zonë që ishte tharë në vitin 1962. Që atëherë niveli i ujit të liqenit ka rënë, çka ka detyruar peshqit e ujërave të ëmbla të notojnë drejt portit të Volosit që derdhet në gjirin Pagasitikos dhe detin Egje, ku nuk mund të mbijetojnë për shkak të ujit të kripur. 

Pranë portit të Volos, por edhe në qendër të gjirit Pagasitikos, është krijuar një shtresë e argjendtë me mbetjet e peshqve të ngordhur.

Peshqit e ngordhur (Foto Rtsh)

Peshqit e ngordhur (Foto Rtsh)

Kryebashkiaku i Volosit fajësoi qeverinë se nuk kishte zgjidhur problemin. Sipas tij, përveç se kërcënojnë shëndetin publik në zonë, peshqit e kalbur mund të shkaktojnë edhe një fatkeqësi natyrore për specie të tjera. (Fatosi)