Shqipëria vijon të frekuentohet nga turistët
2024-09-02 13:00:34
Foto nga VCG
Sezoni veror në Shqipëri tashmë nuk ka një shtrirje vetëm disamujore, por përgjatë gjithë vitin, gjë që konfirmohet edhe shifrat e vitit të kaluar, kur endi u vizitua nga rreth 10 milionë turistë, shkruan “RTSH”.
Për këtë vit, një pjesë e mirë e turoperatorëve konfirmuan se prenotimet janë deri afër fundit të vitit.
Sipas të dhënave zyrtare, në 7 muaj të këtij viti në Shqipëri kanë hyrë rreth 6.3 milionë turistë, nga të cilët 1.2 milionë vetëm në muajin korrik.
Autoritetet e turizmit presin që këtë vit vendin ta vizitojnë rreth 14 milionë turistë, shifra më e madhe e regjistruar ndonjëherë. (Fatosi)
Lajmet Kryesore