Marrëveshja me Italinë për emigrantët, kryeministri Rama: Treguam që jemi europianë
2024-09-02 15:28:36

Kryeministri Rama (Foto Rtsh)

Kryeministri Rama (Foto Rtsh)

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka mbrojtur marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për çështjen e emigrantëve.

Duke folur në Forumin e sigurisë “Globsec 2024” në Pragë, kryeministri shqiptar tha se kjo marrëveshje, sipas tij, tregon se të gjithë jemi europianë.

“Jemi të gjithë europianë dhe duhet të sillemi si të tillë, edhe pse po na vonojnë lejen për të qenë pjesë e kësaj familje të përbashkët evropiane”,- theksoi Rama, shkruan “RTSH”.

Sipas tij, ngritja e kësaj çështjeje në fushata zgjedhore dhe ndarja e shoqërisë për diçka që është racionale, e ka çuar çështjen e emigracionit në problemin e luftës kulturore dhe ky është dëmi më i madh që i është bërë vlerave dhe parimeve europiane. (Fatosi)