Çaji, gjethja magjike orientale, që dikur shoqëronte zilet e deveve gjatë Rrugës së Mëndafshit dhe anijet e mallrave të Epokës së Zbulimeve, u përhap në Azinë Perëndimore dhe Evropë, së bashku me kulturën unike të çajit të Kinës.
"Tieguanyin", i prodhuar në Anxi të provincës Fujian, një nga përfaqësuesit e çajit kinez, është i njohur botërisht për "aromën e orkidesë" unike. Për mijëra vjet, në mijëra hektarë plantacione çaji në Anxi, një grup prodhuesish të çajit kanë ruajtur me kujdes çdo pemë çaji, së bashku me kryerjen e çdo procesi, që prej mbjelljes e mbledhjes, deri në procesin e pjekjes dhe përgatitjes.
Wei Yuede-në të gjithë e quajnë Mjeshtri Wei. Ai është trashëgimtar i trashëgimisë kulturore jomateriale të teknikës së prodhimit të çajit “Oolong” të Anxi-së. Sot le ta ndjekim për të parë se si e përgatit ai një filxhan çaji “Tieguanyin”.