Java Kulturore Hungareze (Foto Atsh)
Rikthehen në Shqipëri Javët Kulturore Ndërkombëtare, me plot surpriza e argëtim.
Çdo javë do t’i dedikohet një kulture të caktuar botërore që afrohet në sofrën mikpritëse shqiptare nëpërmjet aktiviteteve të shumta që përcjellin më së miri pasurinë e tyre kulturore, shkruan “ATSH”.
Shtatori nis me Javën Kulturore të Hungarisë, përfaqësuesit e së cilës do të performojnë me koncerteve “live” dhe ekspozita në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë.
Menjëherë pas Hungarisë, do të nisë java kulturore e Holandës, për t'u pasuar nga Turqia, Mbretëria e Bashkuar.
Javët Kulturore Ndërkombëtare synojnë krijimin e urave lidhëse, nxitjën e kreativitetit dhe shkëmbimit kulturor me sytë drejt inovacionit, si një mjet i domosdoshëm për t’i dhënë zgjidhje dhe alternativa sfidave të përbashkëta që bota po kalon. (Fatosi)