Foto nga VCG
Mes përmbytjeve të paprecedenta në Bangladesh kohët e fundit, shumë kinezë që jetojnë në vend morën masa për të dhuruar për zonat e katastrofës, njofton “Xinhua”.
Ata kontribuuan me më shumë se 4 milionë taka në para dhe materiale me vlerë rreth 9 milionë taka që nga e shtuna.
Foto nga VCG
“New Hope Bangladesh” u dhuroi klientëve të tyre qumësht, biskota dhe ujë të pijshëm. Përveç kësaj, ata do të dhurojnë edhe 3 milionë para për njerëzit e goditur nga përmbytjet.
Shoqata Kineze në Bangladesh (OCAIB) mblodhi donacione midis qytetarëve kinezë jashtë shtetit në Bangladesh dhe dërgoi 4000 pako familjare.
Foto nga VCG
Kohët e fundit, pjesë të Bangladeshit janë përmbytur rëndë, duke prekur miliona njerëz. Të paktën 59 kanë humbur jetën. (Fatosi)