Agjencitë e OKB-së fillojnë vaksinimin ndaj poliomielitit në Gazë
2024-09-02 15:59:49
Vaksinimi (Foto Rtsh)
Agjencitë e OKB-së dhe zyrtarët lokalë të shëndetësisë në Rripin e Gazës kanë nisur një fushatë ambicioze për të vaksinuar 640 mijë fëmijë kundër poliomielitit, njofton “RTSH”.
Foto nga VCG
Për të qenë efektiv, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri të ditur se të paktën 90% e fëmijëve nën 10 vjeç duhet të imunizohen brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Rreth 1.3 milionë doza të vaksinës u sollën kohët e fundit përmes pikës së kontrollit Kerem Shalom nga UNICEF-i, agjencia e OKB-së për fëmijë.
Foto nga VCG
Çdo pauzë humanitare është caktuar të zgjasë nga ora 06:00 deri në orën 15:00 me orën lokale për tre ditë, me mundësinë e shtimit të një dite shtesë nëse është e nevojshme. (Fatosi)
Lajmet Kryesore