Foto nga VCG
Zgjedhjet rajonale në landin e Turingisë u paraprinë nga protesta në kryeqendrën Erfurt, kundër Alternativës së ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD), shkruan “ATSH”.
Një marshim proteste, i thirrur nga aleanca “Auf die Plätze” (Për shenjat tuaja), u zhvillua në qendër të qytetit drejt sheshit kryesor “Domplatz”, ku AfD-ja planifikoi tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore.
Një parlament i ri shtetëror do të zgjidhet nga votimet në Turingi, pas një fushate të nxehtë zgjedhore.
“S’do të lejojmë që AfD të frikësojë njerëzit dhe të keqpërdorë qytetin tonë si një skenë për propagandën e tyre”,- bënë të ditur kundërshtarë ndaj kësaj partie.
Një javë më parë, mijëra njerëz dolën në rrugët e Erfurtit për të protestuar ndaj ekstremizmit të djathtë dhe një zhvendosje djathtas në politikë.
Sondazhet e fundit zgjedhore në Turingi nxorën në krye AfD-në me rreth 30% të votave të të anketuarve, e ndjekur me një hendek të konsiderueshëm nga Unioni Kristian-demokrat (CDU), populistja e re Sahra Ëagenknecht dhe e majta ”Die Linke”. (Irma)