Foto nga ATSH
Qyteti i Durrësit, porti më i madh turistik dhe tregtar në Shqipëri, është kthyer në qendër të aktiviteteve kulturoro-artistike me organizimin e Festivalit Folklorik Ndërkombëtar, shkruan “ATSH”.
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ndau momente nga ky festival me pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Bullgaria, Rumania, Sllovenia, Sllovakia, Turqia, Polonia, Ukraina, Estonia, Italia, Republika Çeke, Franca, etj..
Performanca e të gjitha grupe ishte “live”. Muzikantët, këngëtarët dhe instrumentistët e çdo grupi bënë që çdo ansambël të kishte larmishmëri dhe një përfaqësim të plotë të vlerave dhe traditës së vendit përkatës.
Sako theksoi se të tilla evente kulturore dhe artistike janë ndjekur me interes të madh nga ana e artdashësve durrsakë, por dhe turistëve të shumtë në këtë stinë të vitit. (Fatosi)