Foto nga VCG
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, kërkoi takim urgjent të kabinetit të sigurisë, pas zbulimit të trupave të gjashtë pengjeve në Rripin e Gazës.
“Kabineti duhet të ndryshojë vendimin e tij për të mbajtur kontrollin mbi kufirin midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit”,- shkroi Gallant në “X”, citon “ATSH”.
Vendimi shihet si një pengesë për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme me organizatën militante palestineze Hamas për lirimin e pengjeve në këmbim të të burgosur palestinezë.
“Është tepër vonë për pengjet që u vranë me gjakftohtësi. Ne duhet t’i kthejmë pengjet që ende mbahen nga Hamasi”, shkroi Gallant.
Ai shtoi se Izraeli do të zgjidhë problemet me të gjithë udhëheqësit dhe vrasësit e Hamasit.
Kabineti i sigurisë votoi në fillim të kësaj jave për të mbajtur trupat izraelite të stacionuara në Korridorin e Filadelfit, një shtrirje prej 14 kilometrash që ka qenë një pikë e madhe pengese në negociatat indirekte në vazhdim me Hamasin në lidhje me një armëpushim të mundshëm.
Izraeli argumenton se disa tunele të Hamasit që lejojnë kontrabandën e armëve midis Egjiptit dhe Gazës janë nën korridor, një pretendim që Egjipti e ka mohuar. (Irma)