Kryeministri Rama: Në krahasim me BE-në kemi një hendek në ekonomi që duhet ta mbushim
2024-09-01 11:12:17
Foto nga ATSH
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Ballkani Perëndimor sot është në një pozitë më të mirë seç ka qenë.
“Nuk kemi diferenca shumë të mëdha me BE-në, përveç ekonomisë. Kemi hendek që duhet ta mbushim. Ne jemi europianë, ne kemi qenë europianë dhe nuk është Brukseli që vendos për këtë. Ne do të ishim një vlerë e shtuar për BE-në”, deklaroi kryeministri shqiptar në në forumin e sigurisë “Globsec 2024”, të zhvilluar në Pragë, në panelin me temë: “Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”, shkruan “ATSH”.
Sipas tij, Ballkani Perëndimor do të jetë një ditë në BE dhe konflikti në Ukrainë shtoi ndërgjegjësimin se sa i rëndësishëm është Ballkani, pikërisht për sigurinë e Europës mbi të gjitha. (Irma)
Lajmet Kryesore