Qeveria shqiptare kthen gjithnjë e më shumë vëmendjen nga bletaria
2024-09-01 14:04:07
Foto nga VCG
Programet e qeverisë shqiptare po mbështesin gjithnjë e më shumë bletarë të vjetër e të rinj, për të rritur vëmendjen për bletën.
Këtë vit, në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024, janë shënuar 4322 aplikime në masën e bletarisë, shkruan “RTSH”.
Skema Kombëtare 2024 mbështet bletarët në vlerën 1 mijë lekë për zgjua, për fermat mbi 50 zgjoje.
Ndërsa fermat me mbi 150 zgjoje bletësh do të financohen me 50% të masës, për çdo zgjua mbi tavanin 150 zgjoje.
Mbështetja e Sektorit të Bletarisë shkon në funksion të rritjes së numrit të fermave, konkurrueshmërisë dhe promovimit e mbrojtjes së produkteve të bletarisë në Shqipëri. (Irma)
Lajmet Kryesore