Kryeministrja italiane: Qendra e emigrantëve në Shqipëri, model inovativ edhe për vendet e tjera
2024-09-01 14:12:28

Foto nga ATSH

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, deklaro se qendrat e parashikuara në memorandumin e mirëkuptimit me Shqipërinë, të cilat do të përpunojnë kërkesat për azil në territorin shqiptar nën juridiksionin italian dhe europian, do të jenë plotësisht funksionale në javët në vijim, shkruan “ATSH”.

“Muajt e fundit, është hasur në disa vështirësi operacionale, por po i kapërcejmë një nga një, sepse besojmë shumë në këtë projekt novator. Ky projekt hasi vështirësi jo vetëm nga mobilizimi i së majtës europiane, por edhe i OJQ-ve në nivel ndërkombëtar, të cilat, u mobilizuan kundër Protokollit”,- tha Meloni.

Sipas saj, shumë vende të BE-së i kanë kërkuar KE-së që ta përdorin modelin italian me Shqipërinë, si një zgjidhje novatore, dhe për këtë arsye po synohet që gjithçka të bëhet në perfeksion.  (Irma)