Raporti: 1 në 19 shqiptarë janë përdorues të kriptomonedhave
2024-09-01 14:05:22

Foto nga VCG

Edhe pse një vend ku zhvillimet teknologjike nuk janë pikat më të forta, duket se shqiptarët janë dashuruar pas kriptomonedhave.

Të dhënat nga platforma “Statista” tregojnë se numri i përdoruesve në tregun e kriptomonedhave në Shqipëri përllogaritet të arrijë deri në 126 mijë përgjatë vitit të ardhshëm. Sipas të dhënave, 1 në 19 banorë në Shqipëri mbajnë kriptomonedha në portofolet e tyre virtuale, shkruan “RTSH”.

Të ardhurat nga tregu për vitin aktual përllogariten deri në 1.2 milionë dollarë për Shqipërinë, ku të ardhurat mesatare për përdorues arrijnë në 9.5 dollarë.

Kriptomonedha më e madhe, Bitcoin, momentalisht po këmbehet me 60 mijë dollarë. 

Sipas specialistëve, Bitcoin pritet të këmbehet me 150 mijë dollarë deri në fund të vitit 2025. (Irma)