Von der Leyen: BE ka më shumë nevojë për energji bërthamore
2024-09-01 11:17:33

Foto nga VCG

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje që Bashkimi Europian të jetë më i vetëmjaftueshëm në prodhimin e energjisë.

“Kur flasim për energjinë, ne duhet të prodhojmë energjinë tonë, më shumë energji të rinovueshme, më shumë bërthamore, më shumë efikasitet”,- deklaroi von der Leyen në një konferencë shtypi, shkruan “RTSH”.

Energjia bërthamore në BE është kundërshtuar ashpër. Franca kërkon që teknologjia të marrë më shumë investime publike dhe të bëhet një pjesë më e rëndësishme e sistemit energjetik të bllokut, kundër qëndrimit të ashpër nga Gjermania.

Në samitin e parë të energjisë bërthamore në mars, von der Leyen duhej të pranonte se opinionet mbi teknologjinë ndryshojnë në të gjithë BE-në.

Në Gjermani, pas gjashtë dekadash të energjisë bërthamore, tre termocentralet e fundit bërthamore u mbyllën në prill 2023.  (Irma)