Foto nga ATSH
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në forumin e sigurisë “Globsec 2024”, të zhvilluar në Pragë. Gjatë një bisede me temë “Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”, kryeministri Rama foli për rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Për Shqipërinë është shumë e qartë. Pa rezerva duam të bëhemi anëtarë të BE-së. Pa rezerva jemi të harmonizuar 100% me politikën e jashtme të BE-së. Pa asnjë rezerva jemi anëtarë të NATO-s”,- deklaroi kryeministri Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se duhet punuar fort që të mbahet Rajoni i bashkuar dhe të integrohet plotësisht në BE, që nënkupton, sipas tij, ta integrosh plotësisht me parimet dhe vlerat europiane, por po kështu edhe me BE-në dhe sigurisht në mënyrën euroatlantike të të parit të marrëdhënieve me jashtë. (Irma)