Foto nga VCG
Një artikull mbi arsimin nga Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), u botua të dielën në numrin e 17-të të këtij viti të revistës “Qiushi”.
Xi, gjithashtu president i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, thekson edukimin e një brezi të ri të rinjsh me moral të shëndetshëm, aftësi intelektuale, energji fizike, ndjeshmëri estetike e aftësi pune, të cilët do të zhvillojnë plotësisht socializmin.
Duke vënë në dukje se Kina është një vend socialist nën udhëheqjen e PKK-së, artikulli thotë se kjo vendos si detyrë themelore për arsimin përgatitjen e të rinjve për t'iu bashkuar dhe për të çuar përpara çështjen e socializmit.
Çelësi për këtë, sipas artikullit, qëndron në brumosjen e idealeve dhe të bindjeve, forcimin e patriotizmit dhe karakterit moral, rritjen e njohurive dhe kultivimin e etikës së punës dhe aftësive të përgjithshme.
Është e rëndësishme të ndërtohet një sistem arsimor që mbështet zhvillimin e plotë të nxënësve e studentëve për sa i përket bazës morale, aftësive intelektuale e fizike, ndjeshmërisë estetike dhe aftësive të punës, si edhe nxitjen e një sistemi të kultivimit të talenteve të nivelit më të lartë.
Materialet mësimore luajnë një rol vendimtar në shpërndarjen e njohurive. Artikulli thekson rëndësinë e përdorimit të marksizmit si një udhëzues për zhvillimin e tyre dhe mishërimin e kërkesave të përshtatjes së marksizmit me kontekstin kinez.
“Qiushi” është një organ qendror i Komitetit Qendror të PKK-së. (Çang Çuo)