Foto nga ATSH
Autoriteti Portual i Durrësit bëri të ditur se volumi i përpunimit të mallrave shënoi rritje me 15% gjatë 7-mujorit të këtij viti.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe u përpunuan 4.2 milionë tonë mallra, nga 3.6 milionë tonë mallra që u përpunuan në të njëjtën periudhë të një viti më parë, shkruan “ATSH”.
Porti i Durrësit mban peshën më të madhe për përpunimin e mallrave në vend, me rreth 99% të totalit.
Qeveria parashikon ndërtimin e portit të ri në zonën e Porto Romanos, i cili pritet të ofrojë shërbime edhe për dy porte të thata, atij në Maqedoninë e Veriut dhe të Kosovës.
Porti i ri në Porto Romano do të krijojë një hapësirë logjistike, që do të shërbejë si qendër për rritjen e mëtejshme ekonomike për zonën Tiranë-Durrës dhe trajtimin e ngarkesave tranzit në port. (Irma)