Pengatoni miraton mbështetje shtesë për Shërbimin Sekret për fushatat zgjedhore
2024-09-01 13:34:21

Foto nga VCG

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, miratoi një kërkesë për mbështetje ushtarake shtesë për Shërbimin Sekret, me qëllim forcimin e kapaciteteve të kësaj agjencie për fushatat zgjedhore të kandidatëve për president dhe zv.president, njoftuan në dy deklarata të ndara Pentagoni dhe Shërbimi Sekret, shkruan “Panorama”.

Zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh, nuk dha hollësi mbi llojin e ndihmës që do të vihej në dispozicion, por Austin tha se kishte dhënë udhëzime për të planifikuar dhe ofruar mbështetje ndaj Shërbimin Sekret në disa vendndodhje përgjatë fushatës.

Një zëdhënës i Shërbimit Sekret deklaroi se kjo agjenci kishte forcuar operacionet mbrojtëse pas ngjarjes së 13 korrikut në Pensilvani, ku kandidati republikan Donald Trump, ish-president i Shteteve të Bashkuara, u qëllua dhe i mbijetoi një përpjekjeje për ta vrarë.

“Në kuadër të këtyre masave, Departamenti i Mbrojtjes do t’i mundësojë Shërbimit Sekret amerikan ndihmë shtesë, në logjistikë, transport dhe në komunikim, përgjatë gjithë fushatës zgjedhore”,- tha zëdhënësi i Shërbimit Sekret.

Shërbimi Sekret është shprehur i turpëruar për dështimin në marrjen e masave të sigurisë dhe drejtoresha e agjencisë dha dorëheqjen pas ngjarjes. (Irma)