Foto nga VCG
Ministria e Kulturës dhe Turizmit bëri të ditur se Kina kishte gjithsej 3246 biblioteka publike deri në fund të vitit 2023, me një koleksion të përgjithshëm kombëtar prej 1.44 miliardë librash, që përfaqësonte një rritje prej 5.6 për qind në baza vjetore, citon “Xinhua”.
Në buletinin statistikor të vitit 2023 për zhvillimin kulturor dhe turistik, të publikuar nga ministria, thuhet se deri në fund të vitit 2023, hapësira mesatare e bibliotekave publike për 10.000 banorë ishte 160.3 metra katrorë, një rritje prej 11.7 metrash katrorë nga 2022-shi.
Sipas të dhënave, deri në fund të vitit 2023, Kina kishte gjithsej 18.000 grupe të arteve performuese, duke punësuar 385.000 persona.
Gjatë vitit të kaluar, u zhvilluan 2.542 milionë shfaqje, duke tërhequr 900 milionë persona, me të ardhurat totale nga shfaqjet që arritën në 20.78 miliardë juanë (rreth 2.93 miliardë dollarë amerikanë).
1993 produksione origjinale dhe 3805 programe origjinale patën premierat e tyre gjatë gjithë vitit të kaluar. (Irma)