Zvicra regjistron gushtin e dytë më të nxehtë që nga viti 1864
2024-09-01 11:43:55

Foto nga VCG

Zvicra regjistroi gushtin e dytë më të nxehtë që nga fillimi i matjeve në vitin 1864. Temperatura mesatare deri tani ka qenë 17 gradë celcius, 2.7 gradë mbi normën e periudhës 1991-2020, shkruan “Panorama”.

“MeteoSwiss” njoftoi se një rekord i ri gushti ka të ngjarë të vendoset në Samedan, kantonin Graubünden, me një temperaturë mesatare prej 14.5 gradë. Kjo do të ishte 0.3 gradë më e lartë se vera e nxehtë e vitit 2003.

Një rekord i ri pritet gjithashtu në Jungfraujoch me një mesatare mujore prej 3.3 gradë. Rekordi i mëparshëm ishte 3 gradë.

Në Lugano, mesatarja mujore prej 24.8 gradë ka të ngjarë të jetë e njëjtë me atë të vitit 2003. (Irma)