Foto nga VCG
Qeveria britanike shpreshu shqetësim për metodat e përdorura nga Izraeli në Bregun Perëndimor, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.
Deklarata dënon dhunën e kolonëve, e cila është rritur në Bregun Perëndimor që kur sulmi i Hamasit më 7 tetor shkaktoi luftën e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës, shkruan “ATSH”.
Izraeli bën të ditur se operacionet janë të nevojshme për të çmontuar Hamasin dhe grupe të tjera militante dhe për të parandaluar sulmet ndaj izraelitëve, të cilat gjithashtu janë shtuar që nga fillimi i luftës.
Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit (FCDO) tha: “Mbretëria e Bashkuar është thellësisht e shqetësuar për operacionin e vazhdueshëm ushtarak të IDF në Bregun Perëndimor të pushtuar. Ne e njohim nevojën e Izraelit për t’u mbrojtur nga kërcënimet e sigurisë, por jemi thellësisht të shqetësuar nga metodat e përdorura nga Izraeli dhe raportet e viktimave civile dhe shkatërrimit të infrastrukturës civile”. (Irma)