Foto nga VCG
Atletët kinezë fituan katër medalje ari dhe një të argjendtë në ditën e parë të Lojërave Paraolimpike Verore 2024 në Paris, duke thyer rekorde të shumta botërore, shkruan “CGTN”.
Li Zhangyu dhe Liang Weicong patën një garë të ngushtë në finalen C1 për meshkuj në 3000 metra. Në fund, Li fitoi titullin dhe Liang përfundoi si nënkampion. Li gjithashtu vendosi rekordin e ri botëror në garën kualifikuese me 3:31.338.
Wang Xiaomei iu bashkua Li për të bërë histori, pasi ajo theu rekordin botëror në C3 për femra në 3000 metra, me 3:41.692, duke shtuar një tjetër medalje të artë për Kinën.
Foto nga VCG
Notarët kinezë fituan dy tituj në Paraolimpiadën e Parisit. Jiang Yuyan vendosi rekordin e ri Paralimpik të garës S6 në 50 metra stil i lirë për femra në 32.59 sekonda, duke lënë pas Ellie Marks nga Britania dhe Anna Hontar nga Ukraina.
Chen Yi në finalen e 50 metrave në stilin e lirë S10 për femra përmirësoi rekordin e mëparshëm botëror në 27.1 sekonda, duke siguruar medaljen e katërt të artë për Kinën.
Skuadra kineze e “goalball” mposhti Japoninë 7-6. Gjashtë nga golat e Kinës u bënë nga Yang Mingyuan. (Irma)