Gjykata braziliane urdhëron pezullimin e “X”
2024-09-01 11:47:22

Foto nga VCG
Gjykata e Lartë e Brazilit ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm dhe të plotë të rrjetit social “X” në vend.
Gjykata bëri të ditur përmes një deklarate se do të ndalojë platformën e mediave sociale derisa “X” të pajtohet me të gjitha urdhrat e gjykatës dhe të paguajë gjobat ekzistuese, shkruan “Panorama”.
“X” ka më shumë se 22 milionë përdorues në Brazil, sipas uebsajtit të specializuar “DataReportal”.
Gjykata urdhëroi Autoritetin e Telekomunikacionit të Brazilit të zbatonte urdhrin brenda 24 orëve.
Gjyqtari i çështjes e akuzon “X” ka marrë masa të pamjaftueshme kundër përhapjes së gjuhës së urrejtjes dhe lajmeve të rreme. (Irma)
Lajmet Kryesore
