Foto nga VCG
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për një përkushtim më të madh europian për sigurinë dhe për tejkalimin e mungesës së gatishmërisë për të shpenzuar për mbrojtjen, shkruan “Panorama”.
Duke folur në forumin vjetor të sigurisë, “Globsec”, të zhvilluar në Pragë, von der Leyen paralajmëroi se vitet e ardhshme parashikohet të jenë një rrezik i madh.
“Nëse duam paqe të vërtetë, ne duhet të rishikojmë themelet e arkitekturës së sigurisë së Europës. Konflikti ruso-ukrainas ishte paralajmërim për Europën. Ne duam që ky konflikt të mbarojë sa më shpejt”, tha ajo.
Von der Leyen tha se njëri ndër mësimet e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës dhe reagimit ndërkombëtar ndaj tij është se Europa e ka tejkaluar mungesën e hershme të vullnetit për të shpenzuar për mbrojtjen e vet.
Ajo tha se shpenzimet e vendeve anëtare të BE-së për mbrojtjen kolektive janë rritur nga 200 miliardë euro para nisjes së konfliktit ruso-ukrainas në gati 300 miliardë euro në vitin 2024.
“Ne europianët duhet ta përqendrojmë vëmendjen në dimensionet e sigurisë për gjithçka që bëjmë”,- tha presidentja e KE-së. (Irma)