Foto nga VCG
Indeksi i menaxherëve të blerjeve (PMI) për sektorin e prodhimit në Kinë ra në 49.1 në gusht, treguan të dhënat zyrtare të shtunën.
Zhao Qinghe, statisticien i lartë i Zyrës Kombëtare të Statistikave (NBS), deklaroi se leximi u ul nga 49.4 muajin e kaluar, mes ndikimit të vazhdueshëm të valëve të të nxehtit dhe stuhive të shiut në aktivitetin prodhues të vendit, shkruan “Xinhua”.
Zhao tha se klima e sektorit të prodhimit u ndikua gjithashtu edhe nga një sezon jo i mirë për disa industri.
Një lexim mbi 50 tregon rritje, ndërsa një lexim nën 50 pasqyron tkurrje.
Sipas Statistikave, nënindekset për prodhimin dhe porositë e reja shënuan ulje gjatë gushtit, ndërsa ato të prodhimit të teknologjisë së lartë dhe prodhimi të pajisjeve u ngritën dukshëm mbi 50. (Irma)