Arti për mua është rruga që të çon nga e zakonshmja tek e jashtëzakonshmja. Është mundësia për të shprehur gjëra që as vetë nuk e di që i ke. Është një rrugë që të çon gjithmonë lart e më lart dhe pasuron jo vetëm botën tënde shpirtërore por edhe çdo emocion që ka lidhje me atë që të rrethon. Kristalet për mua kanë kuptimin e jetës. Çdo gjë në jetën time lidhet rreth kristaleve, rreth natyrës dhe rreth energjisë.
Mendoj se deri në moshën që unë fillova të futesha njëqind përqind në botën e kristaleve isha gjithë kohës në një stres të vazhdueshëm dhe në kërkim të lumturisë. Mbaj mend që kur fikja qirinjtë e ditëlindjes shprehja vetëm dëshirën që të isha e lumtur, pa e patur të qartë se çdo të thoshte kjo. Mendoj se në momentin e parë që ndjeva frekuencën, energjinë, zbulova që çdo gjë lidhej me mua dhe unë mund ta çoja veten time kudo që unë dëshiroja dhe jam pikërisht aty ku dua të jem dhe kjo është për shkak të kristaleve dhe energjisë dhe koshiencës që ato zhvilluan tej unë.
Kristalin tim të parë e kam pasur kur kam qenë 19-të vjeçe. Ka qenë rreth dy vite pasi unë nisa të stiloj bizhuteri dhe ka qenë një agate e thjeshtë, e zakonshme, e lirë nga Brazili.
Ishte agata që mua më dha indicjen që ekziston energjia dhe që unë mund të punoj tashmë me kristale jo thjesht të stiloj bizhuteri me çfarë do lloj produkti. A e kam ruajtur ende? Në fakt unë jam një person me një sëmundje “rraqexhiu”, ia kam trashëguar edhe gocës time, nuk hedh asnjë gjë poshtë. Nëqoftëse nuk gjej një person që dua t’ia jap. Po kristalet nuk jepen kështu që çdo byrzylyk që unë kam mbajtur gjatë jetës sime, varëse apo vath me gurë natyral, në momentin e parë që nuk kam dashur ta kem më në trupin tim e kam diku. Është diku në magazinën time.
Pasioni im për të stiluar dhe për të krijuar ka filluar në gjimnaz nëpërmjet një programi të Usaid që quhej “Junior achievement”. Unë isha drejtuese e bordit të shkollës, duhet të krijonim një biznes. Biznesi më i mundur për gjimnazin që isha unë ishte artizanati, sepse nuk kishte një gjimnaz i cili të kishte potencial ekonomik për të krijuar diçka tjetër dhe atje imagjinata ime u vu në provë, edhe unë duhet të stiloja diçka. Te një zotëri nga Korça i cili shiste gjëra plastike, rrethore me hapësirë në mes blija pak llastik dhe pak gurë nga ata plastikët kështu që më një 50-të lekësh të reja, unë e them shpesh kam filluar biznes me 50-të lekë, unë e shisja me njëqind lekë të reja. Dhe ai njëqind lekëshi bëhej dyqind lekë dhe dyqind lekëshi pas dy vitesh u bë një milion lekë. Kështu u krijua një milioni im i parë. Ishte faza e gjimnazit dhe suporti i disa të afërmve, kushërinjve, disa zonjave të këndshmë të cilat i blinin më shumë për suport, sepse nuk besoj se ishin gjëra aq të bukura, ishin të thjeshta por që mua më ndihmuan shumë që të bëja gjëra pastaj të jashtëzakonshme.
Burimi ynë kryesor është Brazili. Atje ka filluar dhe atje mbetet. Sigurisht që ne marrim kristale nga Madagaskar, Pakistan, Indi, Uruguaji, Paraguaji, Peru dhe shumë vende të tjera që zënë hartën e pothuajse të gjithë botës.
Kudo që ka kristale ne kemi diçka nga ajo origjinë dhe sidomos nëqoftëse është cilësia maksimale në atë origjinë. Por Brazili mbetet shumë i afërt sepse është edhe grumbullues. Pra unë isha në nëtor në Brazil, zgjodha kristale që dalin në Brazil në minierat e tyre por ndërkohë zgjodha edhe kristalet të cilat vijnë nga Madagaskari në Brazil sepse ata mbledhin kristale kështu që Brazili mbetet gjithmonë zgjedhja jonë e parë.
Ka vende të cilat ne nuk shkojmë dot me kaq thjeshtësi sepse i bie të bësh një rrugë disa ditore edhe të zgjedhësh vetëm dy lloj kristalesh kështu që ne zgjedhim të shkojmë në Indi, në Brazil dhe sigurisht zgjedhim që produktet që duam t’i presim i çojmë në Kinë. Ne zgjedhim shkëmbinj të mëdhenj të cilët pastaj i çojmë në Kinë dhe ata i presin në format që ne dëshirojmë ose në format që ata munden të na ofrojnë dhe kur ne duam një punë perfekte gjithmonë është Kina. Sigurisht është më e shtrenjtë, por nëqoftëse do një punë të mirë në prerjen e kristaleve dhe në dhënien e formës duhet të zgjedhësh gjithmonë Kinën.
Ndërsa nëqoftëse do një sasi të madhe kristalore dhe përzgjedhjen në cilësi duhet zgjedhur Brazili. Në Brazil pastaj kalojmë shumë kollaj në Uruguaj dhe në Peru se është i njëjti teritor, shumë pak orë lëvizje me avion ose me mjete të tjera transportuese kështu që është shumë komode për ne. Shumë njerëz mendojnë se kristalet, për të pasur frekuencat maksimale duhet të merren bruto, siç gjendet në natyrë, në formë shkëmbore të vendoset në shtëpi. Prerja e kristalit nuk ndikon në frekuencat e tij. Dhënia e formës bëhet që ti të kesh më shumë afeksion me produktin dhe ta mbash edhe për zbukurim në një vend që ti do të duket pak më luksoz ose të ketë një formë që ka një kuptim për ty. Sigurisht që çfarëdo lloj forme të zgjidhni të keni, qoftë në fromë të papërpunuar shkëmbore, qoftë në një bizhuteri, vath, apo në një formë që është bërë pemë a një objekt tjetër kristali përcjell frekuenca dhe energji. A varet sasia e kristalit në sasinë e frekuencave kjo po qëndron. Sa më i madh të ejtë kristali vibracioni dhe frekuencat e tij janë më të larta kështu që mund të mbulojë një hapësirë më të madhe dhe të kontribuojë në dhënien e më shumë energjie.
Unë personalisht ndër vite nuk kam pasur kurrë një program prodhimi dhe stilimi. Çdo ditë frymëzohem dhe prodhoj bizhuteri të cilat kanë lidhje me humorin tim të ditës. Pra në varësi të ngjyrave që unë kam veshur, në varësi të sa e lumtur jam, sa e përqëndruar jam ose çfarë emocionesh dua unë të përjetoj ose të mospërjetoj atë ditë unë stiloj produkte dhe kjo është fantastike sepse njerëzit futen çdo ditë në faqen tonë edhe shohin produkte live, në kohë reale të cilat sapo janë prodhuar dhe kanë dalë nga punishtja, që kemi fatin e mirë ta kemi në të njëjtin ambjent me dyqanin, mundohem që të mos frymëzohem nga biznese të tjera ose stilistë ndërkombëtar, vetëm nëse më del diçka rastëssiht. Nuk kërkoj kurrë informacion, nuk e kam bërë kurrë sepse nuk dua që të ndërhyjë në formimin tim të frymëzimit ditor. Nëqoftëse ti sheh diçka dhe të pëlqen, një varëse që ka stiluar dikush tjetër është e sigurt që pavetëdije do tentosh që të bësh diçka të ngjashme dhe unë e shmang njëqind përqind këtë sepse dua që të vazhdoj të jem unike dhe prova që jemi unik edhe stilimet që unë bëj me gocat e mia janë fantastike është fakti që 90-të përqind e bizneseve vërdallë nesh imitojnë dhe punojnë në varësi të frymëzimit që hedhim çdo muaj dhe i falenderoj shumë se është një formë adhurimi.
Kam 120-të lloj kristalesh të cilat ndahen në disa kategori. Ka kristale që janë të çmuara ka edhe gjysmë të çmuara. Pjesa më e madhe e mineraleve janë gjysmë të çmuara dhe kjo dallon nga fakti që ti mund ta blesh kollaj, ose brenda një muaji me rrogën mesatare shqiptare. Ato që janë të çmuara është shumë e vështirë të blihen me rrogën mesatare sepse shiten me karat dhe çmimi i tyre është shumë i lartë.
Në kemi një kategori të çmuarash që mund të arrijë diku tek dhjetë lloje kristalesh dhe pjesa tjetër janë gjysmë të çmuara të cilat varjojnë në kategori të ndryshme dhe ka dhe nënndarje përshembull ke amethis nga Uruguaji, Peru, Bolivia, nga Argjentina kështu që ka shumë lloje. Në botë të zbuluara janë mbi pesë mijë lloje mineralesh dhe gjithmonë dalin lloje të reja sepse ka reaksione kimike dhe ka zbulime të reja. Sigurisht që ndër vite kemi kuptuar që ka disa preferenca në lidhje me kristalet dhe të parat vijnë kristalet të cilat kanë lidhje me dashurinë. Ato konkurojnë drejpërsëdrejti me kristalet që lidhen me bollëkun dhe paranë kështu që në faza të ndryshme njerëzit kërkojnë ose para ose dashuri dhe sigurisht që kërkojnë kristale antistres.
Pjesa më e madhe e popullatës vuajnë nga çregullimet e stresti, të ankthit, mungesë përqëndrimi dhe mungesë gjumi të cilët ose i kurojnë me psikologë ose zgjedhin mënyra të tjera për t’i kuruar, ose psikologët e tyre i çojnë drejt nesh shpesh sepse nuk mendojë që janë gati të marrin ilaçe, ose nuk janë në fazën për tu mjekuar ndryshe dhe mund të punojnë vetë dhe me ndihmën tonë, ose të erngjisë më saktë, për të zgjidhur problemet. Nëse flasim për sukses dhe bollëk janë dy kristale të cilat janë on top. Është tiger eyes dhe citrine. Tiger eyes është një kristal që ndikon në shëndetin mendor, stres, ngarkesë, nervozizëm. I redukton këto duke përfshirë këtu edhe pasigurinë dhe ndihmon që me kurimin e kësaj situate ti të arrish drejt suksesit. Ndërsa citrine është ndryshe, aktivizon diellin tonë. Është një kristal që stimulon lumturinë, produktivitetin, shëndetin me qëllim suksesin dhe arritjet. Mund të kombinohen edhe bashkë sepse asnjëherë nuk i dihet nga të vjen ky problem që ti nuk po arrin suksesin.
Nëqoftëse bëhet fjalë për dashurinë përveç rose quartz dhe kristale të tjera që janë në nuancën rozë kryesisht.
Ndër vite unë kam stiluar kombinime që janë fantastike: një është kombinimi sekret që është ëpr situata që kanë ngecur dhe këto kryesisht ua japim moshave të cilat janë pak më të rritur edhe sikur janë mbyllur në guackë, nuk u japin më shance njerëzve, nuk motivohen për nisma të reja dhe janë mbyllur në guackën e tyre. Është edhe një tjetër që ka lidhje me shërimin e anës shpirtërore dhe dhe tërheqjes së dashurisë që quhet kombinimi i dashurisë. Të dyja këto kanë pesë-gjashtë vite që janë krijuar dhe kemi super revieë. Ndërsa kur bëhet fjalë për stresin ka shumë kristale sepse veç amethisit që dihet që është për qartësi mendore dhe balancë emocionale. Është një kristal që korigjon emocionet negative dhe stimulon lumturinë. Ka shumë kristale të tjera që korigjojnë drejtëpërsëdrejti nga vjenproblemi i stresit. Kështu që gjithmonë duhet të diskutojmë përpara më gjerë dhe të futemi pak në psikologjinë e klientit, që në këtë rast bëhet si pacient për të gjetur një zgjidhje.
Mirë është që kristalet e tua të mos i prekin të tjerët. Është shumë e rëndësishme që atë energji që ju keni ta ruani për vete, sigurisht që ta pastroni, ta karikoni që janë rituale që ne i themi vazhdimisht por është mirë që mos ta prekin të tjerët. Ka njerëz që janë shumë të ngarkuar negativisht.
Normalisht energjia negative e pozitive nuk ekziston, por është një përkthim i joneve negative dhe pozitive që ne e konceptojmë në pajisje që prodhohen por nuk e perceptojmë dot në trupin e njeriut. Të gjithë ne i prodhojmë këto dhe në momentin që ti i prodhon dhe i transmeton. E në momentin që ti je keq të tjerët ndikojnë nga energjia jote dhe imagjino një bruim energjie siç është kristali i cili edhe përthith edhe transmeton frekuenca. Ai duke e prekur e bën më të mundur ndikimin e energjisë së tij tek kristali jot kështu që mirë është mos të ndodh. Kur ndodh pa panik pak pastrim me gjethe dafine, sherebeli dhe çdo gjë zgjidhet.
Nëse do të kisha veten time të re përballë do ti thoash që ja ka vlejtur çdo sfidë, çdo sakrificë, çdo stres i përjetuar, çdo lot me çantë në krahë. Kur unë isha në fillimet e mia dhe lutesha që të mi blinin produktet. Ja ka vlejtur çdo ditë pune dhe sakrifice për këtë moment sepse ja dolëm. Kemi jetën që duam dhe e krijuam vetë, s’ja kemi borxh askujt. Kemi një familje që është e bukur, është e shëndetshme mbi të gjitha emocionalisht dhe mendërisht dhe kemi mundësi ti falim vetes tonë shumë dashuri dhe i bëjmë shumë mirë edhe të tjerëve. Domethënë qëllimi gjithmonë i Fjorzës së vogël ishte që jo vetëm të ndihmojë veten e saj por të ndihmojë edhe të tjerët dhe fal punës që kam bërë mund të ndihmojë edhe të tjerët dhe kjo nuk ka të paguar, është fantastike.
Intervistoi Jerida Sakaj