Ukraina mbyll katër reaktorë bërthamorë pas sulmeve ajrore ruse
2024-08-31 14:15:52

Foto nga VCG

Ukraina mbylli përkohësisht katër reaktorë bërthamorë për shkak të një sulmi ajror rus, bëri të ditur qeveria ukrainase, në një letër drejtuar Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në Vjenë, shkruan “ATSH”.

IAEA publikoi letrën ashtu siç kërkohej nga Ukraina, por ende nuk ka komentuar për këtë çështje.

“Gjatë sulmeve të rënda ajrore ruse të hënën këtë javë, reaktorët 1, 3 dhe 4 në termocentralin bërthamor Rivne duhej të mbylleshin”,- thuhej në letër. Për shkak të luhatjeve të tensionit në rrjet, njësia e tretë e reaktorit në këtë termocentral u mbyll më pas.

“Federata Ruse vazhdon të synojë qëllimisht infrastrukturën energjetike të Ukrainës duke synuar të prishë funksionimin e termocentraleve bërthamore të vendit, të cilat ofrojnë pjesën më të madhe të energjisë elektrike të Ukrainës”, - shtohet në letër.

Rusia ka shkatërruar ose dëmtuar shumë termocentrale të qymyrit, gazit dhe hidrocentrale në Ukrainë me bombardime ajrore.

Nuk ka pasur sulme ndaj centraleve bërthamore nën kontrollin e Ukrainës, por ato janë prekur nga luhatjet në rrjetin elektrik.

Termocentrali më i madh bërthamor i Ukrainës, ai i Zaporizhyas, është nën kontrollin e ushtrisë ruse.

IAEA u ka bërë thirrje të dyja palëve që mos të rrezikojnë sigurinë e objekteve bërthamore. (Elona)