230 mjete turistike u ndalën në portin e Durrësit nga janari në korrik
2024-08-31 13:52:48
Foto nga ATSH
Porti i Durrësit edhe gjatë këtij sezoni turistik ka qenë ndalesa e një numri të lartë mjetesh turistike. Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se gjatë periudhës janar-korrik, 230 mjete turistike detare janë ndalur në port, shkruan “ATSH”.Të enjten, në port u ankorua superjahti gjerman “MY GOLDEN ODYSSEY” me gjatësi 124 metra, i cili është ndalur për shërbime portuale.
Vitet e fundit numri i mjeteve lundruese luksoze që ankorohen në Portin e Durrësit është rritur ndjeshëm, ashtu sikurse edhe koha e qëndrimit të tyre.
Shqipëria në 6 muajt e parë të këtij viti u vizitua nga 4.5 milionë turistë të huaj ose +34% krahasuar me vitin e kaluar. (Elona)
Lajmet Kryesore