Foto nga VCG
Kina ka bërë hapa të rëndësishme në mbrojtjen e ekologjisë ujore të pellgjeve kryesore të lumenjve, me cilësinë kombëtare të ujit që vazhdoi të përmirësohet në gjysmën e parë të këtij viti, raportoi të premten Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit.
Përqindja e trupave ujorë sipërfaqësorë në mbarë vendin, të klasifikuar si me cilësi të shkëlqyer të ujit arriti në 89.4% në 2023, një rritje prej 1.5 pikë përqindjeje krahasuar me një vit më parë, tha në një konferencë shtypi zyrtari i Ministrisë së Ekologjisë dhe Mjedisit, Huang Xiaozeng.
Kjo shifër tejkalon objektivin e vendosur në Planin e 14-të Pesë-vjeçar (2021-2025) me 4.4 pikë përqindje, vuri në dukje Huang.
Duke përdorur lumin Yangçe si shembull, Huang raportoi se 98.5% e vendeve të monitorimit në pellg, arritën cilësi të shkëlqyera të ujit në vitin 2023, 0.4 pikë përqindjeje më shumë nga viti në vit.
Për më tepër, numri i specieve autoktone të peshqve të regjistruar në pellgun e lumit Yangçe u rrit në 227, me 34 lloje nga viti 2022. Numri i llojeve të kafshëve të egra ujore të mbrojtura në nivel kombëtar u rrit në 14 në vitin 2023, një rritje prej tre speciesh në krahasim me vitin e kaluar. (Çang Çuo)