Greqia e veriut po përballet me mungesë të theksuar uji ndërsa thatësira vazhdon
2024-08-31 10:57:46

Foto nga VCG

Greqia e Veriut po përballet me një krizë të konsiderueshme uji për shkak të kushteve të thatësirës së zgjatur të përkeqësuar nga valët e njëpasnjëshme të të nxehtit këtë verë.

Ashtu si zonat e tjera, ajo ka përjetuar reshje nën mesataren dhe pikat e thatësirës në hartën e rajonit janë zgjeruar. Në Greqi, efektet përfshijnë mungesën e ujit dhe tharjen e liqeneve, bën të ditur “RTSH”.

Deri kohët e fundit, liqeni Picrolimni ishte një destinacion popullor në Greqinë veriore për të bërë banjë me baltë, por këtë verë ai është vetëm tokë e plasaritur.

Kriza e ujit është përkeqësuar nga një sezon turistik në lulëzim. Në Kassandra, gishti më perëndimor i gadishullit Halkidiki, popullsia prej rreth 17.000 banorësh gjatë gjithë vitit rritet në 650.000 gjatë verës, duke vënë nën presion burimet ujore. (Elona)