Foto nga ATSH
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndërsa ndau pamje nga Lini, në Pogradec, shkroi se gjithmonë e më shumë turistët kërkojnë shijen e produkteve “Made in Albania”, shkruan “ATSH”.
Bashkëpunimi mes bujqësisë dhe turizmit po sjell një ekonomi më të larmishme dhe të qëndrueshme. Ekspertët e ekonomisë theksojnë se nxitja e sinergjisë midis sektorëve, ekonomive prodhuese, rajoneve apo vlerave kulturore dhe historike krijon një kornizë ekonomike më elastike dhe më të fuqishme që përfiton ekonomia vendase në tërësi.
Njëkohësisht ata janë të mendimit se nevojitet nxitja e nismave agroturistike, ku turistët mund të marrin pjesë aktive në aktivitete bujqësore, të tilla si vjelja e rrushit, prodhimi i rakisë, kujdesi për kafshët ose përpunimi i ushqimit.
Kjo ofron një përvojë gjithëpërfshirëse për vizitorët, ndërkohë që angazhohen drejtpërdrejt në zinxhirin e vlerës bujqësore. (Elona)