Foto nga VCG
Autoritetet amerikane thanë se njeriu që tentoi të vriste ish-presidentin Donald Trump veproi i vetëm dhe nuk kishte asnjë shenjë të përfshirjes së huaj.
Por, zyrtarët e FBI-së theksuan në një konferencë shtypi se një motiv për atentatin mbetet ende i panjohur, citon “RTSH”. Ata thanë se, sulmuesi 20-vjeçar Thomas Crooks kishte një përzierje ideologjish.
Agjencia e zbatimit të ligjit e përshkroi historinë e kërkimit të Crooks dhe publikoi foto të armës që ai përdori, si dhe mjeteve shpërthyese të improvizuara të gjetura në makinën e tij.
Crooks u përpoq të qëllonte ish-presidentin në një tubim në Butler, Pensilvani, më 13 korrik. Ai gjakosi veshin e Trump, vrau një burrë dhe plagosi rëndë dy të tjerë.
Kreu i zyrës së FBI-së në Pittsburgh tha se Crooks filloi të kërkonte në internet për ngjarjet e fushatës së Trump-it që nga shtatori 2023.
Ai kishte kërkuar për aktivitete politike si për Trump-in ashtu edhe për presidentin Joe Biden.
FBI ka bërë të ditur më parë se Crooks kishte të paktën dy llogari të mediave sociale të cilat shfaqnin pikëpamje ideologjike kontradiktore. Përmbajtja e tyre nuk është bërë publike. (Elona)