Foto nga VCG
Xi Jinping, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK, theksoi se zhvillimi me cilësi të lartë i Kinës, duhet të fuqizohet nga arritjet e një fushate të gjerë partiake për edukimin disiplinor.
Xi, gjithashtu President i Kinës dhe Kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i bëri deklatatat në një udhëzim të fundit, i cili u lexua në takimin e së premtes të Grupit Qendror Drejtues për Ndërtimin e Partisë.
Duke vënë në dukje se fushata e edukimit për disiplinën e Partisë ka arritur rezultate pozitive, Xi kërkoi përpjekje më të mëdha për të zhdukur bazat e rritjes së korrupsionit, si edhe për të frenuar dhe eliminuar në mënyrë më efektive atë.
Anëtarët dhe zyrtarët e partisë duhet të udhëhiqen për të punuar me zell dhe në mënyrë aktive, duke iu përmbajtur rregulloreve dhe disiplinës, tha Xi.
Mbledhja e së premtes shqyrtoi një sërë udhëzimesh për avancimin e edukimit të rregullt dhe afatgjatë të disiplinës së Partisë.
Mbledhja u kryesua nga Cai Qi, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK, i cili drejton edhe Grupin Qendror Drejtues për Ndërtimin e Partisë.
Në mbledhje mori pjesë gjithashtu edhe Li Xi, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK dhe nënkryetar i Grupit Qendror Drejtues për Ndërtimin e Partisë.
Raundi i fushatës për edukimin e disiplinës partiake, i nisur në muajin prill, u përmbyll, referuar takimit.
Raundi theksoi përpjekjet e mëtejshme për të integruar edukimin e disiplinës partiake në edukimin e përditshëm, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e anëtarëve dhe zyrtarëve të Partisë.