Balluku: 240 fluturime ulje-ngritje në TIA vetëm në një ditë
2024-08-31 15:28:45

Foto nga Sotnews

Shqipëria vijon të jetë një destinacion i kërkuar nga turistët e huaj.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi përmes një postimi në rrjetet sociale, cituar nga “ATSH”, se vetëm në një ditë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës janë kryer 240 ulje e ngritje avionësh nga destinacione të ndryshme ndërkombëtare.

Po ashtu, edhe Porti i Durrësit ka qenë tepër i frekuentuar që nga qershori, me vizitorë nga e gjithë bota që kanë mbushur këtë vit më shumë se kurrë sportelet e tyre.(Elona)